
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka folur për bastisjet dhe arrestimet e së enjtes nga Gjykata Speciale.
Ejupi-Hajzeraj, e cila në të kaluarën ka qenë përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në Hagë, ka folur për pengesat e administrimit të drejtësisë dhe si trajtohen ato në Hagë.
“Ne konkretisht jemi marrë me avokatët, të cilët kanë qenë të licencuar por jo me avokatët që janë kosovarë, z. Hodajn unë asnjëherë nuk e kam takuar, unë i kam takuar vetëm avokatët e huaj”, deklaroi ajo.
Teksa ka folur për këto procese, ajo i është përgjigjur avokatit të licencuar nga Specialja, Taulant Hodaj, i cili tha se nuk është paguar nga buxheti i Kosovës.
“A kanë marrë shumë apo pak, unë nuk mendojë që kanë marrë shumë, ata njerëz kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe kanë të drejtë në mbrojtje, kështu që ju i keni marrë nga Gjykata Speciale jeni paguar, ishte me tepër për informatë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta 10/