
Një debat i fortë është zhvilluar në studion e “Politikos” në mes të komentatorëve politikë Adrian Çollakut dhe Blerim Gashit lidhur me koordinimin e VV-së me Listën Serbe për votimin e ligjeve në të kaluarën në kuvend.
Ka qenë analisti politik, Adrian Çollaku i cili është shprehur i bindur se VV bashkë me Listën Serbe kanë votuar për Ligjin për pagën minimale, me të cilin i kanë lënë jashtë veteranët e UÇK-së.
“Është e vërtetë që Lista Serbe dhe VV e kanë votu që veteranët mos me qenë në pagë minimale”, ka thënë Çollaku.
“Kështu është manipulim me gjysmë të vërtetës”, ka thënë Gashi.
Debati dhe mospajtimet kanë vazhduar mes Gashit dhe Çollakut, teksa ky i fundit i ka reaguar ashpër Gashit, duke i thënë se “bën be në kokë të Kurtit”.
“Konjufca, patriot me bateria. Ti munesh mos me i lanë ama veç atje s’munesh se qeky shtet u ba kompromis se ti s’ki kapacitet, ti e ngon Albin Kurtin dhe bën be në kry të tij”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/