Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Akuzon Bajqinovci: Opozita e solli Listën Serbe në Kuvend, komplet dirixhim i saj

Gazeta10
05 December 2024 - 23:21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci është inkuadruar në “Politiko” me Kushtrim Sadikun drejpërdrejt nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

I pyetur për kritikat që kanë marrë pas vendimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për ndërprerjen e seancës pas ardhjes së Listës Serbe, Bajqinovci ka thënë se mbrapa krejt kësaj situate qëndron opozita.

Bajqinovci ka thënë se ardhja e Listës Serbe është totalisht e dirixhiuar nga opozita.

“Mas pari hipokritë janë opozita që i kanë sjellë këtu sikurse më herët që i kanë sjellë sepse ata nuk na janë dashur fare. Por kanë dashtë ta kenë një fotografi dhe të na quajnë ja se si bashkëpunimi se si po ndodh. Është komplet dirixhim i opozitës”, ka thënë Bajqinovci.

“Ne ishim duke votuar mbi 30 ligje deri më tash. Kemi dalë në pushim dhe jemi kthy dhe në atë moment opozita e lëshoi seancën. Ata kanë dalë dhe janë futur Lista Serbe”, ka thënë Bajqinovci nga seanca e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.