Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Aktakuza e re, Hodaj: Thuhet se Thaçi ka dhënë instruksione gjatë vizitave për të ndikuar dëshmitarët

Gazeta10
06 December 2024 - 21:26

Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur akuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Tani ai akuzohet edhe për vepra penale që lidhen me pengim të drejtësisë. Për të njëjtat vepra, siç ka njoftuar Specialja janë arrestuar edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu. Ndërsa për Hajredin Kuçi është lëshuar fletëthirrje për paraqitje.

Avokati i licencuar nga Specialja, Taulant Hodaj ka vlerësuar se ngritja e aktakuzës së re e rëndon gjykimin ndaj Thaçit.

“Tani është publiku edhe aktakuza. Është disa faqe, është për momentin 16 faqe e redaktume. Është bo për shkak që është bo përpjekje e paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e rastit të Thaçit”, ka thënë Hodaj.

Hodaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë detaje për përmbajtjen e kësaj aktakuze.

“Janë këto vizitat që kanë ndodh që është vizitu z.Thaçi në qendrën e paraburgimit dhe aty janë bo këtu diskutime dhe aktakuza thotë se janë marrë instruksione nga z.Thaçi sidomos këta katër, por ka edhe të tjerë që janë, por që s’janë bo pjesë e aktakuzës, ka edhe kolegë të juaj gazetarë”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.