Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hodaj për aktakuzën ndaj Thaçit: Janë përmendur emra që e kanë vizituar Thaçin, ndër ta edhe gazetarë

Gazeta10
06 December 2024 - 21:41

Avokati i licencuar nga Specialja, Taulant Hodaj ka sqaruar në detaje aktakuzën e ngritur ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Hodaj ka thënë se aktakuza është përqendruar tek vizitat e Thaçit në Hagë, për të cilat ai dyshohet se i ka dhënë instruksione vizitorëve për të ndikuar tek dëshmitarët.

Hodaj ka bërë të ditur se në deklarimin e Speciales janë përmendur edhe kolegë gazetarë që e kanë vizituar Thaçin, por që s’janë bërë pjesë e aktakuzës.

“Janë këto vizitat që kanë ndodh që është vizitu z.Thaçi në qendrën e paraburgimit dhe aty janë bo këtu diskutime dhe aktakuza thotë se janë marrë instruksione nga z.Thaçi sidomos këta katër, por ka edhe të tjerë që janë, por që s’janë bo pjesë e aktakuzës, ka edhe kolegë të juaj gazetarë”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.