Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ka mundur që gjykata të krijohet në Kosovë”, Gashi-Berishës: Kur s’i kryn detyrat e shtëpisë, t’i kryn kojshia!

Gazeta10
06 December 2024 - 22:21

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes gazetarit Ridvan Berisha dhe analisti Blerim Gashi lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ka qenë Gashi i cili ka insistuar që Specialja është dashur të krijohet në Kosovë, por që ky mendim është kundërshtuar nga Berisha.

“Ke mundur ta bësh gjykatën këtu. Ke të ndërtosh sistem drejtësie efektiv dhe efikas të drejtë, i cili nëse ka nevojë me u gjyku, këtu në vend e jo me i çu në Holand”, ka thënë Gashi.

Berisha ka theksuar se ka qenë e pamundur që një gjykatë e tillë të krijohet në Kosovë për shkak të akuzave të rënda të Dick Martyt.

“Akuzat e Dick Martyt kanë qenë të tmerrshme. Nuk ka mundur Kuvendi i Kosovës t’i shmanget kësaj çështjeje”, ka thënë Berisha.

“Kur s’i kryn detyrat e shtëpisë, vjen kojshia t’i kryn. A u kanë ma mirë me e themelu Prokurorinë Speciale këtu dhe me i hetu na djemtë tonë a me jua lanë në dorë talentave në Hagë”, ka thënë Gashi.

“Nuk janë nal gjykimet ndaj komandantëve të luftës kurrë në Kosovë që nga 99-ta e knej nga UNMIK e EULEX-i”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.