Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Tentimi për sabotim nga kush?”- “mos bëj propagandë, o Rid”! – Përplasen keq Berisha e Shala

Gazeta10
06 December 2024 - 23:20

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes Ridvan Berishës e Krenar Shalës, teksa po diskutohej për zhbërjen apo jo të Speciales.  

Analisti Shala ka thënë se vetëm Këshilli i Evropës vendos kur duhet të pushojë se funksionuari Gjykata Speciale, teksa ka thënë se tentimi për ta sabotuar gjykatën mund të jetë përpjekje e njëjtë si aktakuza e sotme.

“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht ligjit mbi Dhomat e Specializuara, vetëm Këshilli i Evropës vendos kur duhet të pushojë se funksionuar Gjykata Speciale dhe vetëm një shtet mos me u pajtu nuk pushon, duke marrë parasysh qysh funksionon BE-ja, që funksionon me unanimitet vetëm Këshilli i Evropës ku përbëhet nga qeveritë e shteteve anëtare vendosin sipas Kushtetutës tonë qysh e kemi miratuar ligjin për Gjykatën Speciale vendosin kur duhet të pushoj së funksionuar dhe së dyti tentimi për ta sabotuar gjykatën mund të jetë përpjekje njëjtë si aktakuza sot që i ka lëshuar gjykata”, tha Shala

“Tentimi për ta sabotuar nga kush?”, pyeti Berisha.

“Mos bëj shumë propagandë”, u përgjigj Shala.

Berisha insistoi të marrë përgjigje, duke e pyetur se kush po e saboton.

“Tentimi me u sabotu nga kushdo, po z. Haradinaj a e përmendi”, tha Shala. /Gazeta 10/

Për më shumë ndiqeni debatin:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.