
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka komentuar aderimin e Arton Demhasajt, njohësit të çështjeve politike në AAK.
Gjini ka thënë se partia e tij ka prurje të jashtëzakonshme, duke përmendur në veçanti Arton Demhasaj dhe Haki Abazin.
Për Demhasajn, Gjini ka thënë se ka çfarë t’i japë AAK-së dhe Kosovës nëse zgjidhet si deputet i saj.
“Nuk besoj që ka njerëz në Kosovë të cilin nuk e njohin për korrektsinë e tij, për mprehtësinë e tij, për punën e tij si anëtar i shoqërisë civile. Na jemi të lumtur në aleancë që Artoni është me ne. Besoj që ka çka me i dhanë Kosovës”, ka thënë Gjini. /Gazeta10/