
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë folur për temat aktuale politike në vend, raporton Gazeta10.
Abbott ka thënë se kishte kënaqësi që në Prishtinë ta pres shefen në ardhje të Departamentit të Ballkanit Perëndimor, Maadeline Knox.
Ai ka thënë se edhe ceremonia e Mbretëreshës tashmë të ndjerë ka qenë temë e diskutimit.
Këtu keni statusin e plotë:
“Ishte kënaqësi të pres në Prishtinë shefen në ardhje të Departamentit të Ballkanit Perëndimor të @TAG, Madeline Knox. Dje takuam Presidenten @Vjosaosmani për të diskutuar çështjet aktuale politike si dhe vizitat e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në Londër për funeralin e Mbretëreshës së ndjerë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10