Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arbër Rexhaj “arsyeton” veprimet e Gëzim Sveçlës: U arrestua!

Gazeta10
10 December 2024 - 20:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla  është arrestuar për veprimet e njëjta.

“Si pamje dhe si veprim mund të duke jo e mirë, por nëse e vëreni z.Sveçla e arsyeton këtë veprim si mjet politik ose si akt simbolik. Z.Sveçla është i afërt i ministrit dhe ai arrestohet”, ka thënë Rexhaj.

Për demolimin e pajisjeve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë të hënën nga Policia e Kosovës. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.