
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka akuzuar Lidhjen Demokratike në Prishtinë se po mundohet të fitojë miliona në mënyrë korruptive.
“Çështja e Badovcit ku dojnë me përfitu miliona LDK-ja i shtyn në veprime të tilla që me t’i marrë do asamblistë që me kalu buxhetin sepse me planin zhvillimor komunal po tentohet që pronat bujqësore të kthehen në prona ndërtimore”, ka thënë Rexhaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Rexhaj ka thënë se LDK po tenton që t’i shtyjë disa procese në mënyrë korruptive.
“Në formë tipik korruptive po mundohet që LDK me i shty disa procese e që fatmirësisht asamblistët e VV-së e kanë thirr seancën dhe e kanë parandalu këtë gjë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/