Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayer Leverkusen njofton Interin me humbje në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
10 December 2024 - 22:59

Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë Interin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Aspirinët e nisën mirë ndeshje, duke rrezikuar në minutën e katërt, kur Nathan Tella kishte një rast të mirë, por nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 27-të, edhe Exequiel Palacios rrezikoi, por as ky nuk e gjeti rrjetën.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, gjermanët ishin më kërkues se sa italianët, që iu konvenonte edhe barazimi.

Jeremie Frimpong ishte afër golit në minutën e 50-të, por gjuajti jashtë portës.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa fitues, Nordi Mukiele, arriti të shënojë në minutën e 90-të për 1-0.

Bayer Leverkusen dhe Inter kanë nga 13 pikë dhe qëndrojnë lartë në renditje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.