
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka dhënë detaje ekskluzive për listën zgjedhore të PDK-së.
Gjoshi ka thënë se listën e kandidatëve për deputetë kanë përfshirë persona nga e gjithë Kosova, por pa lënë anash edhe diasporën.
“Në listë ka njerëz që punojnë dhe jetojnë atje. Janë pozicionu në listë me kërkesën e tyre, është z.Xhaka nr.34 që e mban numrin e djalit. Është 77 z.Shahin Dërvishi, është 78 Patriot Krasniqi dhe është z.Isak Neziri, një afarist i njohur me numër 99”, ka thënë Gjoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadiku.
Sipas Gjoshit, puna e tyre dhe angazhimi i kandidatëve nga diaspora do t’ua mundësojë ulëset në kuvend. /Gazeta10/