Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi kritikon PDK-në për pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri: Maskaradë!

Gazeta10
11 December 2024 - 21:16

Gazetari dhe njëherësh analisti, Halil Matoshi ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri.

Matoshi ka thënë se zgjedhja e kryetarëve në veri nuk përbën akt patriotik, porse i cenon institucionet e krijuara në mënyrë demokratike.

Pjesëmarrja në zgjedhje atje praktikisht nuk e patën legjitimitetin demokratik dhe një pjesë e republikës dikun 11 deri në 13% e territorit është e papërfaqësume papolitikisht. Në këtë maskaradë që e quaj unë ka marrë pjesë edhe PDK-ja”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, një mendim ndryshe e pati analisti Spahiu.

“Për mu është akti patriotik që e ka ba PDK-ja”, ka thënë ai.

“Shko hyn në VV, thuje atje se fiton poena, këtu jo”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.