Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi nuk kursen ironitë për vonesën e VV-së me lista: Ka mundësi që ka probleme facebooku

Gazeta10
11 December 2024 - 22:26

Gazetari, Shkumbin Kajtazi ka komentuar vonesat e Lëvizjes Vetëvendosje në publikimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kajtazi ka ironizuar me këtë vonesë të VV-së, duke e lidhur me problemin e facebookut.

“Ka mundësi që pikërisht problemi i facebookut nuk po munden me i qitë listat. Mbase i ka dorëzu”, ka thënë Kajtazi.

Tutje, Kajtazi ka thënë se problemi i vetëm në publikimin e listës qëndron tek disponimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

“Nuk ka problem në LVV. Problemi i vetëm në VV është disponimi i Kurtit kur do me tregu se kujt ia ka dhanë besimin për me qenë në atë listë”, ka thënë Kajtazi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.