
Nënkryetari i Fushë Kosovës, Besnik Osmani u është përgjigjur disa nga ankesave të qytetarëve të kësaj Komune.
Osmani është paraqitur direkt në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, nga ku ka njoftuar se është rregulluar problemi i ngrohjes që ishte në disa shkolla.
Ai ka thënë se ngrohja është duke funksionuar normalisht në të gjitha shkollat.
“Është rregulluar tashmë gjithçka, nuk ka më problem me ngrohjet në shkolla dhe tashmë moti që fillon të jetë më i ftoftë është gjithçka e rregulluar”, është shprehur Osmani. /Gazeta10/