Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qendra e Studentëve me konkurs për pranimin e studentëve, jep detaje

Gazeta10
30 September 2022 - 17:01

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve që dëshirojnë të marrin shërbime ushqimore, raporton Gazeta10.

QS ka njoftuar se konkursi do të jetë i hapur nga data 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Më tej, thuhet se ky aplikim mund të bëhet online.

Tutje, bëhet e ditur se në këtë konkurs do të pranohen 1000 studentë për mensë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Studentët të cilët do të aplikojnë për ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi për ushqim do të jetë 15 E”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.