Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: VV-së nuk i bjen kërkush tamam, janë kundër marrëdhënieve me SHBA-të

Gazeta10
16 December 2024 - 19:38

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami i ftuar në “Raport” të Kanal10 mes tjerash, foli edhe për marrëdhëniet aktuale Kosovë-SHBA.

Administrata e re atje, sipas Behramit do vazhdon njësoj sikurse ato të kaluarat, pra me mbështetje ndaj shtetit të Kosovës.

“Ne duhet të shikojmë se kush është në Shtëpinë e Bardhë, kjo është me rëndësi por edhe ajo se kush është në Shtëpi të Bardhë për Republikën e Kosovës. Kjo nuk ka qu aq shumë peshë, meqë të gjitha administratat e kanë mbështetur Republikën e Kosovës, ecjen e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Pra, politika e jashtme amerikane në vija të trasha nuk ndërron. Siguria e Kosovës është interes strategjik i SHBA-së”, deklaroi ai.

E raportimet se Grenell pritet të marrë një postim special nga administrata Trump, sipas Behramit për Vetvendosjen as kjo nuk do u shkoj përshtati.

“Siko, Lëvizjes Vetvendosje askush nuk i bie taman. Albin Kurtit nuk i ka ra taman as Bill Clintoni, me Rambuje ka qenë kritik ndaj tij e as presidenti Bush, kur thojke nuk ka njeh Kosovën, e as Bideni që erdh e tha duhet me e bë demarkacionin, nuk i ka ra taman as Obama e as Trumpi”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.