Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti merr pjesë në “Let’s talk 2024” të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve

Gazeta10
16 December 2024 - 23:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të “Let’s Talk 2024”, organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve.

Siç njofton zyra e kryeministrit, kjo ngjarje shërben si një platformë ku figura të shquara ndajnë histori, ide dhe përvoja për të adresuar sfidat sociale dhe për të promovuar ndryshime pozitive në komunitete dhe më gjerë.

“Tani me lidhjen e internetit, brezgjerë e në çdo fshat e qytet të Kosovës, qytetarët e Kosovës mund të flasin lehtë brenda një mbrëmje me më shumë ideatorë e vizionarë, shkencëtarë, filozofë, aktivistë, ndërmarrës dhe krijues sesa mund të jenë grumbulluar ndonjëherë në salloniere gjatë jetës së saj në Paris të shekullit XVIII”, ka thënë Kurti aty ndër tjerash.

“Kanë krijuar edhe dhoma të jehonës – ose echo chambers – ku dëgjojmë vetëm ato zëra që pajtohen me njëri-tjetrin. Shpeshherë kanë krijuar polarizim, margjinalizim, hapësirë më të madhe për gjuhën e urrejtjes, e madje edhe keqkuptime e paragjykime”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.