
Drejtori i Instituitit EdGuard – Rinor Qehaja, ka thënë se beson shumë që do të ndërpritet greva nga SBAShK-u.
“Shpresoj shumë që mësimi të filloj nga e hëna. Në komunikim me vet mësimdhënësit, jam shumë i bindur dhe më është dëshmuar një vullnet për rikthim në proces mësimor, dhe me rëndësi është një përgjegjësi që e ndjen komuniteti i mësimdhenësve karshi nxënësve”, ka thënë ai.
Më tej, Qehaja ka thënë se çdo shtyrje tjetër është e padrejtë dhe e patolerueshme./Gazeta10