Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli flet për vizitën në Hagë: Thaçin e pashë të lodhur, më dhimbset Krasniqi

Gazeta10
30 September 2022 - 18:14

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në një intervistë me gazetarin Thimi Samarxhiu foli për vizitën e bërë në Hagë.

Ai tregoi për bisedat që pati me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë. U takuam në fillim me Veselin, Thaçin, e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali është aty, por dhe dëshira për të vënë drejtësinë ishte aty. Aty akuzohen si grup kriminal, por jo pikërisht këta me emër me mbiemër.”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Pacolli ka thënë se i dhimbset Jakup Krasniqi pasi është në moshë, teksa ka treguar se e ka parë të lodhur edhe Hashim Thacin,

“Më dhimbset z.Krasniqi se është i moshuar, e përjeton keq këtë, dhe unë e pyeta: Po shkruani libra? Tërë kohën tha jam duke ia dedikuar kësaj çështje. U preka kur kupton se njeriut i mbetet vetëm të shkruajë. Kurse Thaçin e pashë pak të lodhur, por moralisht mirë. Ndoshta prej sportit që bëjnë, por ashtu m’u duk. Ndërsa, Veseli dhe Selimi ishin shumë mirë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.