Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani e dënon vendimin e Putinit për t’i aneksuar tri regjionet ukrainase

Gazeta10
30 September 2022 - 18:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar vendimin e Vladimir Putinit, i cili i ka nënshkruar dekretet për t’i aneksuar tri regjione të Ukrainës.

“Rrëmbimi ilegal i tokës nga ana e Putinit në territorin ukrainas i bazuar në ‘referendume’ mashtruese dhe përdorimi i forcës janë shkelje absolute e ligjit ndërkombëtar. Rusia dhe përfaqësueset e saj janë kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe kjo duhet të ndalet dhe të sanksionohet edhe më shumë”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Twitter.

Më tej, e para e vendit ka thënë se Kosova dhe aleatët demokratë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.