
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin ‘Adresa’ në Kanal10, ka thënë se qytetarët janë të zhgënjyer nga udhëheqja e qeverisë Kurti.
Sipas tij, me ndryshimet e pritura ndër vite që nuk u realizuan nga Qeveria Kurti, tani qytetarët kanë shprehur gatishmërinë për partitë tjera, raporton gazeta10.
“Njerëzit kanë prit që ndryshimi i cili do duhej të ndodhte në 2019-tën dhe 2021-tën, do duhej të ishte ndryshim për të mirë. Por u pa që është ndryshim për të keq me këtë parti në pusgtet. Tash ka gjendje politike dhe shoqërore ku një pjesë e madhe e qytetarëve janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hoxhaj.
“Po e dëgjoj se janë të zhgënjyer nga dështimet e qeverisë Kurti”, shtoi ai mes tjerash në emisionin “Adresa”. /Gazeta10/