
Alpinistja Mrika Nikçi gjatë ditës së sotme publikoi një video të sulmit seksual ndaj saj, që kishte ndodhur në qendërr të Pejës, mbrëmbjen e 27 shtatorit.
I dyshuari për sulmin seksual ndaj saj është Flori Beqiraj, transmeton Gazeta10.
Në lidhje me këtë sulm, për medie është deklaruar edhe Driton Rugova – Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
“Më datën 27 rreth orës 19:40 policia është informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Ka ndodhë rasti i ngacmimit seksual. Policia ka punuar intesivisht për kapjen e autorit, dhe sot është bërë arrestimi i tij. I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”./Gazeta10