Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje shtesë ndaj sulmit seksual të alpinistes Nikçi

Gazeta10
30 September 2022 - 20:52

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka dhënë detaje shtesë rreth sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Policia bën të ditur se viktima është paraqitur në stacion policor më 27 shtator, rreth orës 21:30, dhe ka konfirmuar se i dyshuari e ka mbajtur pa dëshirën e saj dhe e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

Njoftimi i plotё i policisё:

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit.

Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё.

Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar:

• F.B lindur me 1997

Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.