
Një 11-vjeçare sot dyshohet se ka vdekur aksidentalisht në Komunën e Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person, D.M e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati 4”, ka thënë ai.
Më tej, Veseli bëri të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta10