Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Wisner: Kosova duhet të krijojë Asociacionin, por me përgjegjësi shumë të kufizuara

Gazeta10
19 December 2024 - 16:40

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe ndër të tjera, është deklaruar edhe për çështjen e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë – Asociacionin.

Wisner ka thënë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe me “përgjegjësi shumë të kufizuara”, por që nuk ka status sovran që do ta prishte funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Unë besoj se ideja e komunave [me shumicë] serbe, që të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë, t’i ruajnë institucionet kulturore, është mjaft e mirë. Por, unë kurrë nuk kam qenë plotësisht i bindur se Serbia e shikon atë marrëveshje si pjesë të një Kosove të pavarur. Ajo më shumë e sheh si mënyrë për ta reduktuar pozitën e Kosovës si shtet i pavarur.

Pra, ideja në parim mbetet e mirë, por derisa nuk shoh një vullnet më të madh të Serbisë për të jetuar me një Kosovë të pavarur, unë nuk pres që ndonjë marrëveshje të funksionojë, të mbahet apo të jetë e suksesshme”, ka thënë Wisner për Radio Evropa e Lirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.