
Një 55-vjeçar është arrestuar sonte në Lipjan, nën dyshimin se kishte ngacmuar dy të mitura gjatë ditës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të policisë për medie, transmeton Gazeta10.
Sipas njoftimit i dyshuari A.Sh., dyshohet se kishte ngacmuar dy të miturat në një autobus që udhëtonte nga Prishtina.
Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta10