Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi “përplaset” ashpër me Spahiun: E keni shkel ligjin me dy këmbët

Gazeta10
24 December 2024 - 22:01

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” në mes të komentatorëve politikë Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut.

Qe analisti politik, Nexhmedin Spahiu i cili teksa komentoi marrëveshjen e ratifikuar në kuvend në vitin 2013, ka thënë se Amerika ka kërkuar prej Kosovës kompromise të dhimbshme.

“Amerika e ka qat fuqi me bo. Ajo po provon me ngulm që prej vitit 2011 e këndej po thotë që duheni me bo kompromise të dhimbshme. Janë qartë në letrat e presidentit Obama, në letrat e presidentit Trump..”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë, një reagim të ashpër e pati analisti Matoshi.

“Marrëveshja e ratifikune në kuvend në vitin 2013, çka të thotë ty? A je konstitucionalisht i Kosovës a je antishtet? Qeta thuje, ti po e shkel ligjin e vendit tënd. Marrëveshja e ratifikune në kuvend bahet ligj i brendshëm”, ka thënë Matoshi.

“Po po e mbroj, pse çka po do me thanë?”, ka pyetur Spahiu.

“Ti e shkel me dy këmbët. E ke shkel në frymë edhe në gërrb. Ti me këta segmentë të tu që po i edukon prej studiove. Ju jeni kthy kundër ndërtimit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.