
Analisti politik dhe njëherësh ish-diplomati, Blerim Camaj ua ka rikujtuar partive politike se në të kaluarën kanë pasur një qëndrim ndryshe sa i përket fushatës në mërgatë.
Canaj ka thënë se gjatë kohës sa ka shërbyer si diplomat është thënë nga strukturat politike që mërgata të mos politizohet.
“Ka qenë një periudhe kur jo që janë anashkaluar mërgata, por të gjithë i dijmë proceset që nga vitete e 90-ta, unë jam dëshmitar i asaj periudhe. Kanë qenë strukturat politike që neve na kanë porositur si diplomat ‘lene rahat mërgatën, mos e politizoni mërgatën, mërgata të jetë e lidhur me shtetin”, ka thënë Canaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Megjithatë, Canaj ka theksuar se dallimi i madh u vërejt në zgjedhjet e fundit me LVV-në, për çka tha se janë aktivizuar edhe partite e tjera në vend, të cilat më herët kanë pasur qëndrime të tjera.
“Qëllimi ka qenë mospolitizimi i mërgatës dhe jo anashkalimi i tyre. I kena lodhë mërgatë ma ka thane edhe Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Fatmir Limaj me të cilët e kemi diskutu”, ka thënë ai. /Gazeta10/