
I pyetur se a do të bëjë Big Brother në Kuvend, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu ka thënë se do të bënte Big Brother në Kuvend, por që kushti i vetëm do të ishte që Lumir Abdixhiku të jetë vëllai i madh.
“Derisa vllavi i madh të bëhet Lumir Abdixhiku jam në rregull me kriju edhe Big Brother në Kuvend”, ka thënë me sarkazëm Salihu.
Tutje, ai ka thënë se është inkuadruar në zgjedhjet e shkurtit me qëllim që të jetë zëri i shumë të rinjve në vend.
Sipas Salihut, Kosova ka nevojë për një energji të re dhe një frymë të re. /Gazeta10/