Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti me tre të vdekur ku u përfshi autobusi në Norvegji, ambasada e Kosovës hap linjë telefonike

Gazeta10
27 December 2024 - 14:09

Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit të autobusit në qytetin e Nordlandit.

Ambasada tha se deri më tani nuk ka asnjë njoftim se në aksidentin e autobusit ku vdiqën së paku tre persona, nuk ka asnjë shtetas nga Kosova të lënduar.

“Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se pas aksidentit të autobusit në Nordland, Norvegji është hapur një linjë telefonike për të afërmit. Numri i telefonit është +4781502800”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në momentin e aksidentit, autobusi dyshohet të ketë pasur 58 pasagjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.