Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mustafa: Qeveria ka grumbulluar gati 1 miliard euro dhe po kërkon kredi, ku është logjika?

Gazeta10
01 October 2022 - 18:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për marrjen e kredisë nga Banka Botërore, raporton Gazeta10.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës në njërën anë ka mbledhur 1 miliard euro në llogari bankare, në anën tjetër po kërkon kredi.

Mustafa ka pyetur se ku është logjika e kësaj.

Këtu keni statusin e plotë:

“Ministria e Financave i ka akumuluar në llogari bankare gati 1 miliard euro, e po kërkon të marrë kredi nga Banka Botërore për pagesa sociale. Ku është logjika?”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.