Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Prokuroria se fton për intervistim Haradinajn se dalin lidhjet e tij me Radoiçiqin

Gazeta10
30 December 2024 - 16:12

Ministrja e Drejtësisë, Ablulena Haxhiu sot në konferencën e fundvitit para gazetarëve tha se pse Prokuroria se kishte ftuar për intervistim kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj kur thotë se Kryeministri Albin Kurti ka lidhje me Serbinë.

Sipas Haxhiut, kjo është një deklaratë e rëndë dhe Haradinaj do duhej të ftohej për t’i intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Ajo tha se Prokuroria nuk e fton Haradinajn për intervistim, pasi sipas saj dalin lidhjet e këtij të fundit me Serbinë dhe terroristët që siç thotë ajo “e prisnin në zyre”, duke përmendur këtu Milan Radoiçiqin.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radoiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve sot.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.