Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Vitin 2023 do të rekrutohen 20 inspektorë të rinj në arsim

Gazeta10
02 October 2022 - 13:58

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar në Facebook, se së shpejti do të hapet konkurs për rekrutimin e 20 inspektorëve në arsim, me synimin për të siguruar cilësi në arsim, zgjedhje të problemeve në shkolla, mundësi me të madhe për monitorim dhe inspektim të institucioneve arsimore, si dhe vlerësim të performancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve, raporton Gazeta10.

Ministrja tha se Inspektorati i arsimit deri më tani ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Kosovën.

“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit. Me qasje gjithëpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.