Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Operacioni antispiunazh, lirohet zyrtari i lartë i partisë së Abazoviq

Gazeta10
02 October 2022 - 14:12

Drejtori i Drejtorisë së të hyrave dhe doganave, Rade Millosheviq, nuk është ndaluar nga policia pasi ka dhënë deklaratë para organeve kompetente mbrëmë, mëson jozyrtarisht Portali Analitika nga një burim në Drejtorinë e të hyrave dhe doganave, shkruan Analitika, transmeton Gazeta10.

Siç mësohet jozyrtarisht, Millosheviq ka dhënë deklaratë dhe ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

Me urdhër të ANB-së dhe SDT-së është nisur aksioni për parandalimin e cigareve kontrabandë, të cilat u sekuestruan nga shteti këtë verë në Zonën e Lirë Doganore të Port Bar. SDT, në bashkëpunim me disa organe kompetente, vendosi të monitorojë veprimtarinë e tyre për shkak të dyshimit se është formuar një grup i organizuar kriminal që merret me shpërdorim të pozitës zyrtare dhe kontrabandë cigaresh.

Pasi mediat njoftuan se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar Ivan dhe Branko Miçkoviq, avokati i tyre Dalibor Todoroviq ka dalë dhe ka mohuar akuzat.

“Sot në disa portale janë shfaqur informacione, të cilat më vonë janë marrë dhe publikuar nga media të tjera, se klientët e mi Ivan Miçkoviq dhe Branko Miçkoviq janë arrestuar në një aksion të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit. “Ju njoftoj si përfaqësues i tyre se informacioni në fjalë është i pasaktë dhe se Ivan dhe Branko Miçkoviq nuk janë arrestuar”, tha Todoroviq./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.