Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkupi edhe sot qyteti më i ndotur në Evropë

Gazeta10
08 January 2025 - 13:17

Edhe sot, Shkupi është në mesin e 10 qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë.

Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, në orën 09:45, Shkupi ishte në vendin e shtatë në botë dhe është qyteti më i ndotur në Evropë.

Me vlerën e nivelit të grimcave të dëmshme PM prej 164 njësi, ajri në Shkup është në kategorinë e shënuar me ngjyrë të kuqe si ajër “i pashëndetshëm”.

Lista e qyteteve më të ndotura kryesohet nga Dhaka (197) në Bangladesh, Lahore (180) në Pakistan dhe Delhi në Indi (174).

Nga qytetet në Evropë, pas Shkupit, sipas ndotjes së ajrit, Sarajeva është në vendin e 35-të, Bukureshti në vendin e 36-të dhe Prishtina në vendin e 37-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.