
Peja ka arritur ta mposht Vëllaznimin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të Prince Caffe Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.
Pejanët fituan ndaj gjakovarëve me rezultat 63:75 (15-28, 24-14,12-18,12-15).
Peja pas katër ndeshjeve këtë sezon ka katër fitore, ndërsa Vëllaznimi pas katër xhirove ka një fitore dhe tri disfata.
Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa Peja e pret në “Karagaç”, Trepçën. /Gazeta10/