
Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10
Në muajin tetor që simbolizon ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, të mbijetuarat e kësaj sëmundje kanë rrëfyer për mënyrën se si e kanë kuptuar për sëmundjen, sfidat deri në shërimin nga kanceri. Çdo vit me kancer në gji diagnostifikohen rreth 400 gra, shkruan Kanal10.
Në vitin 2018, Valbona Ismaili kishte vënë re disa simptoma të dyshimta, mirëpo vetëm tre muaj pasi kishte qenë në vizitë mjekësore, e kishte marrë vesh se ajo kishte kancer në gji.
Ajo ka treguar rrugëtimin e saj në luftën me këtë sëmundje, duke u përballur me rënien e flokëve, gjendjen jo të mirë emocionale dhe fizike, dhe vizitat e shpeshta mjekësore.
Valbona ka thënë se frikën e kishte kthyer në forcë për të kaluar këtë sëmundje, derisa ka një apel për të gjitha gratë dhe femrat.
Drejtoresha e Organizatës për Luftimin e Kancerit të Gjirit – Jeta/Vita, Nafije Latifi, njëherësh e mbijetuar nga kjo sëmundje, ka thënë se rreth 400 gra diagnostifikohen me kancer gjatë një viti.
Me datën 28 të muajit rozë do të marshohet me moton “Zbulimi i hershëm është mbijetesë”.
31 ditët e muajit tetor, simbolizojnë ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit./Gazeta10