
Kandidatja e VV-së për deputete edhe për një mandat, Adelina Grainca është takuar me disa të rinj të Ferizajt.
Ajo u është zotuar atyre se do t’ua sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zhvillim
“Entuziazëm i paparë e vullnet që na drithëron. Rini premtuese me ide kreative. Rini vetëvendosëse për mbarësi.
I falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen e ju zotohem për përfaqësim siç u duhet, për t’ua siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zhvillim”, ka shkruar ajo në Facebook.