Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra, Vllaznia në grup me Realin, Chelsean dhe PSG

Gazeta10
03 October 2022 - 15:01

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave, pjesë e të cilës është edhe skuadra shqiptare, Vllaznia.

Skuadra shqiptare është shortuar në Grupin A që është jashtëzakonisht i vështirë pasi janë të përfshira edhe skuadra si Real Madrid-Chelsea dhe Paris-Saint-Germain.

Kampioni në fuqi, Lyoni do të ballafaqohet me Arsenalin.

Në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave do të përballen këto skuadra.

Grupi A: Chelsea, Paris St-Germain, Real Madrid, Vllaznia

Grupi B: Wolfsburg, Slavia Pragë, St Polten, Roma

Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Cyrih

Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica

Ende nuk janë caktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve, por ato do të zhvillohen gjatë muajve tetor-dhjetor.

Vllaznia është ekipi i parë shqiptarë në konkurrencën e femrave që luan në këtë nivel të garave ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.