
Rrjeti i marketeve të lagjes “Meridian Express” feston ditëlindjen e 10’të.
Në këtë përvjetor jubilar, kompania ka lansuar për konsumatorët e saj fushatën e madhe “FITO BANESË NË PRISHTINË” ku për çdo blerje mbi 20 euro, të gjithë pa dallim kanë mundësi të luajnë dhe të jenë fitues potencial të banesës.
Jo vetëm kaq, me 1 tetor, për çdo blerje mbi 10 euro, të gjithë konsumatorët kanë përfituar bukë Malësie gratis ndërsa me 2 tetor, dyfishim i pikëve në programin e lojalitetit “Kartela ime”.
Në kuadër të fushatës së 10 vjetorit të themelimit, Meridian Express e filloi me SOS Fshatrat e Kosovës, ku u shënua dekada e miqësisë, pasi që nga themelimi, kompania e ka përkrahur në vazhdimësi SOS Fshatin. Për të shënuar këtë rast, në një ceremoni në SOS Fshatin, Meridian Express dhuroi 10 mijë euro.
Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi ka thënë se do të vazhdohet me përkrahje dhe suksesi i kompanisë lidhet me besimin e konsumatorëve dhe të punonjësve.
“Si kompani jemi përpjekur që ta bëjmë më të mirën. Normalisht që SOS Fshatrat e Kosovës kanë nevojë për ndihmë dhe asisatencë shtesë. Ka edhe kompani tjera në Kosovë që veçse e përkrahin SOS Fshatin dhe besoj që duhet të vazhdojnë me përkrahje. Suksesi i kompanisë tonë lidhet ngushtë me besimin e konsumatorëve kudo në Kosovë dhe të vetë stafit që rrugëtojnë me ne pandërprerë” ka thënë Gashi.
Përgjatë këtyre 10 viteve, kompania Meridian Express, në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të cilat për qëllim kanë zhvillimin dhe mirëqenjen e komunitetit ku operon.
Meridian Express është bashkë-themeluese e rrjetit CSR Kosova, fitues i çmimit FIDES për Filantropi, Mik i Fëmijeve, si dhe pjesë e shumë iniciativave tjera në vend.
Cilësia e lartë, kualiteti, korrektësia si dhe shërbimet kualitative kanë ndikuar në zhvillimin e marketeve në mënyrë që produktet e Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery të jenë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorët. Shtrirja në 8 qytete me 41 markete të hapura dhe shërbimi kualitativ ka bërë që të jetë zgjedhja dhe përgjigjja e parë e çdo konsumatori./Gazeta10