
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, për rastin e zhdukjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi, ka thënë se rasti është në fazën përfundimtare të hetimeve dhe se janë në pritje të rezultateve të autopsisë së mbetjeve mortore, që u gjetën në Novobërdë, transmeton Gazeta10.
“Janë duke u hetu intensivisht, shumë shpejt do të ketë risi, prokuroria do të ju informojë. Opinioni është shumë i interesuar për këtë rast”, tha Hamiti për Gazetën Express.
I pyetur se kur pritet të dalin rezultatet e ekzaminimeve të nevojshme të mbetjeve mortore që pritet të zbardhin identitetin e tyre, ai tha: “Jemi duke e pritë, urdhëresen e kemi lëshu, janë duke punuar. Ende s’kemi përgjigje. Si t’ka diçka do të dalim me ndonjë komunikatë apo konferencë dhe do t’i sqarojmë krejt. Po hala jemi në fazën e hetimeve”, tha Hamiti./Gazeta10.