Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi i LDK-së tregon arsyen pse lëshuan sallën e Kuvendit (VIDEO)

Gazeta10
03 October 2022 - 18:18

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka sqaruar largimin nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë.

Gashu e ka bërë këtë me anë të një videoje të publikuar në Facebook, ku dëgjohet duke thënë se kanë më shumë se katër orë që kanë kuorum për vendim dhe kuvendi nuk po voton, transmeton Gazeta10.

Ai gjithashtu tha se si Grup Parlamentar e shohin të paarsyeshme që të vazhdojnë të marrim pjesë në seancë duke pasur parasysh këtë sjellje.

“E palogjikshme, jodemokratike e paarsyeshme. Në momentin që kuvendi i ka 61 deputetë, është detyrë e kryetarit të parlamentit të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë të lirë. Grupi Parlamentar i LDK-së largohet nga salla”, tha ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.