Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku i ashpër me Kurtin, e quan të paaftë: Mësimdhënësit u bënë tabelë qitjeje

Gazeta10
03 Tetor 2022 - 18:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se mësimdhënësit i ka bërë tabelë qitjeje.

Sipas tij, i pari i vendit po kërkon tension në vend se të gjej zgjidhje, transmeton Gazeta10.

Abdixhiku thotë se Kurti s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit.

“Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël. Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive – ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit – shtresën më të goditur nga kriza”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.