
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ,Ganimete Musliu, ka reaguar pas videos së publikuar nga faqja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Musliut, VV-ja të vetmen gjë që din ta bëjë është propaganda, transmeton Gazeta10.
“Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë është propaganda. Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot. Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, Musliu i ka bërë thirrje qeverisë që t’i paguajë mësimdhënësit./Gazeta10