
Adelina Grainca, kandidate për deputete nga VV së ka zhvilluar një takim me grat nga Hasi.
Tutje nga ky takim Grainva ka vecuar se ishte një knaqësi që të takohej me gra puntore e të përkushtuar si ato nga ana e Hasit.
Kandidatja për deputete e VV-së poashtu ka theksuar se si deputete është e përkushtuar që të jetë zëri I grave si dhe ti ndidhmoj atyre.
Postimi i plotë:
Takim i përzemërt me gra fisnike hasjane
Ishte kënaqësi e papërshkrushme të takohem me gra punëtore nga Hasi, që përfaqësojnë përkushtim të madh që i bën heroina të jetës së përditshme.
Me to diskutuam për sfidat dhe mundësitë për të fuqizuar rolin e tyre në shoqëri, rol meritor sepse sidomos me gatimet e tyre, Hasin e kanë bërë të njohur edhe në nivel evropian.
Si deputete, jam e përkushtuar të jem zëri i grave në përgjithësi dhe mbështes pakursyeshëm politikat që i ndihmojnë gratë. Gratë hasjane janë simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe tradita e gatimeve të zonës së tyre do të përcillet brez pas brezi.