Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Ministri Peci kujton Rugovën: Ëndrra e tij për shtetet sovran frymon si asnjëherë më parë

Gazeta10
21 January 2025 - 10:08

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të Listës Guxo kanë bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19 të vdekjes.

Ministri Peci theksoi se në ditën e shkuarjes së tij në amshim e përkujtojmë dhe kujtojmë veprën e dr. Ibrahim Rugovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Jemi në nderim të jetës dhe veprës të Ibrahim Rugovës që ne e quajmë ati themeltar i shtetit të Kosovës për të nderuar gjithë angazhimin dhe përkushtimin e bërë deri në frymën e tij të fundit për Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran. Në ditën e shkuarjes së tij në amshim e përkujtojmë dhe kujtojmë veprën e dr. Ibrahim Rugovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran e sot ndihemi më të lehtësuar se kurrë që sovraniteti i Kosovës, ëndrra e tij për shtetet sovran frymon si asnjeherë më parë”, tha ai.

Po ashtu, Peci ka theksuar se porositë e Rugovës duhet të ruhen me çdo kusht.

“Ne gjithashtu kur rikujtojmë që një nga porositë ose amanetet e Ibrahim Rugovës ishte që të ruajmë me çdo kusht pavarësinë e Kosovës, pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh për zgjidhjen e çështjes shqiptare”, tha Peci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.