Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë

Gazeta10
21 January 2025 - 22:59

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë.Sipas njoftimit, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

Tutje, Kurti shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtërishme.“Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit”, thuhet në komunikatë për media.

Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.