Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri publikon ftesën që Haradinaj e mori nga kongresisti Robert B. Aderholt për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump

Gazeta10
22 January 2025 - 20:27

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar letrën që kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj e ka marrë nga , kongresisti Robert B. Aderholt në rastin e inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve.

Tahiri ka thënë se Haradinaj e ka aplikuar agjendën e fushatës zgjedhore, pasi miqësinë me SHBA-të e konsideron më të rëndësishme.

“Për hir të korrektësisë dhe transparencës publike, po publikojë ftesën nga Kongresi Amerikan, respektivisht, kongresisti Robert B. Aderholt për kryetarin Ramush Haradinaj, me rastin e inaugurimit të Presidentit Trump, e pranuar më 18 dhjetor 2024. Në respekt të kësaj ftese, mirënjohjes dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të, kryetari Haradinaj ka sakrifikuar agjendën e zgjedhjeve. Nuk ka asgjë më jetike sesa marrëdhënia e Republikës së Kosovës me SHBA dhe përfaqësimi ynë në këtë ngjarje”.

Në politikën e jashtme dhe diplomacinë amerikane, respekti, miqësia dhe partneriteti nuk janë çështje ku ka dallime mes Kongresit dhe Administratës. Prandaj, Haradinaj i është qasur pjesëmarrjes sikur të ishte ftuar drejtpërdrejt dhe personalisht nga z. Trump. Faleminderit, Aderholt. Faleminderit miqve amerikanë në Senat, Kongres dhe Administratë”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.